Sindikata e Punetoreve e RTK-se kerkon nga Bordi i RTK-se te mos bjere pre e shantazheve te ndryshme ne nje kohe te rendesishme per RTK-ne, nga asnje grup i interesit, qofte brenda RTK-se qofte jashte saj, raporton Scanner.
Ky reagim vjen në kohën kur RTK është në zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm dhe ka pas ankesa për mënyrën e poentimit të kandidatëve nga Doarsa Kica, kryetare e Komisionit parlamentar për Media dhe kryetari Sindikatës në RTK, gjithashtu kandidat për drejtor, shkruan Scanner.
“Ne jemi duke i percjelle me vemendje zhvillimet ne RTK, tendencat e grupeve te interesit e qe lidhen me individe qe kane pasur emisione ne RTK, njehere e pergjithmone duhet te nderpriten dhe duhet t’u behet me dije se me nuk do te kthehen ne RTK, sepse RTK ka stafin e saj profesional qe do t’i kryejë te gjitha detyrat me pergjegjesi te plote dhe jo me shuma marramendese siç kane marre disa ne emer te gazetarise “hulumtuese” ne RTK”, thuhet në reagim
SPERTK thotë se ju bejme thirrje qe ne menyre profesionale dhe transparente siç eshte organizuar ky konkurs, te vazhdoni njesoj sikur nga fillimi.
“Per SPERTK-ne, vleresimi juaj eshte shume me rendesi, andaj presim qe ne fund te zgjidhet nje kandidat me integritet profesional dhe i afte per ta menaxhuar RTK-ne ne kete situate aspak te mire.
Sindikata mbeshtet çdo veprim ligjor ne kete proces dhe u ben thirrje te gjitheve te vendosni ne menyre profesionale dhe pa ndikime ne perzgjedhjen e kandidatit me te mire dhe jopolitik per Drejtor te Pergjithshem te RTK-se”, thuhet në reagim
Ndryshe, sot gjatë ditës ka reaguar edhe kryetari i Bordit, Besnik Boletini, ka thënë se kandidatët duhet ta kuptojnë se pozitën e drejtorit nuk mund ta fitojnë përmes takimeve të fshehta me grupe të interesit, përgjërimeve para deputetëve dhe ministrave./Scanner/