Home Sport Spektakël golash në Çeki, por Ballkani është në disavatazh ndaj Slavia Praga 

Spektakël golash në Çeki, por Ballkani është në disavatazh ndaj Slavia Praga 

0
Spektakël golash në Çeki, por Ballkani është në disavatazh ndaj Slavia Praga 

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Slavia Praga – Ballkani.

Skuadra nga Kosova është në disavatazh 3:2 ndaj ekipit çek.

Serinë e golave e hapën Ballkani, kur Ermal Krasniqi shënoi në minutën e 23`, për t`i dhuruar epërsinë kosovarëve.

Por, festa e Ballkanit nuk zgjati, pasi vendasit barazuan menjëherë me anë të Stivi Frashërit i cili shënoi autogol.

Në minutën e 29` Meriton Korenica sërish i dha epërsinë mysafirëve, pasi shënoi për 2:1.

Olaynka ishte ai që barazoi përsëri gjithçka në minutën e 34`.

Slavia Praga nuk u ndalë, dhe tundi rrjetën e Frashërit edhe një herë tjetër, këtë herë ishte Masopust.

Kështu 45 minutat e parë u mbyllën 3:2 në favor të ekipit çek.

Exit mobile version