Home Sport Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

0
Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Futbolli elitar kosovar vazhdon me tri ndeshje sot.

Llapi do të jetë nikoqirë i Prishtinës, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit do kërkojnë rikthimin te fitorja, pasi në ndeshjen e kaluar janë ndarë baras me Ferizaj.

Edhe llapjanët në dy xhirot e fundit kanë dy barazimi, teksa tri pikët do t`i kërkojnë ndaj Prishtinës.

Ndeshja tjetër është ajo në mes Ferizaj dhe Dritës.

Të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 17:00.

Kampioni në fuqi i cili këtë javë bëri histori në futbollin kosovar, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës, do rikthehet në aksion në Superligë.

Ballkani këtë xhiro do të pres Dukagjinin, me fillim nga ora 20:00.

Exit mobile version