Sot do të varroset 36-vjeçari nga Gjilani, Senad Halimi, që sipas mediave lokale, ka vdekur para një jave në një aksident tragjik në Gjermani.
Varrimi i tij do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Malishevë.
“Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se i dashuri jonë u nda nga jeta më datë 21.07.2022, në moshën 36-vjeçare duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.
Varrimi do të bëhet ditën e premte, me datë 29.07.2022, me namaz të drekës, në varrezat e fshatit Malishevë. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”, thuhet në njoftimin e familjes.