Home Ballina Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiqi

Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiqi

0
Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sot në orën 10:00 në Bruksel me ndërmjetësim e Bashkimit Evropian.

Takimi në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.

Para këtij takimi, Kurti dhe Vuçiqi, dje janë takuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Scanner/

Exit mobile version