Kroacia dhe Maroku sot luajnë ndeshjen e tyre të fundit në Katar 2022, në garë për vendin e tretë të kampionatit.
Palët u takuan më herët këtë kampionat, në grupin F, me ndeshjen që përfundoi pa gola.
Kroacia, në gjysmëfinale u ndal nga Argjentina, duke u mposhtur me rezultat 3-0, ndërsa Franca mposhti Marokun, me rezultat 2-0.
Kroacia u rendit e dyta në finalen e Kupës së Botës 2018, pasi u mposht nga Franca, e cila nesër synon ta mbrojë titullin.
Maroku, pasi u bë vendi i parë afrikan që arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës, sot sërish tenton të bëj histori, nëse renditet i treti, shkruan Klankosova.tv.
Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Khalifa”.