Home Lajme Botë Sot dita vendimtare për Italinë, Draghi do të njoftojë nëse do të japë dorëheqjen

Sot dita vendimtare për Italinë, Draghi do të njoftojë nëse do të japë dorëheqjen

0
Sot dita vendimtare për Italinë, Draghi do të njoftojë nëse do të japë dorëheqjen

Kryeministri italian, Mario Draghi, sot në orën 9:30, do t’i drejtohet Senatit. Draghi pritet të bëjë të ditur nëse do të mbetet kryeministër, apo do të japë dorëheqjen e përhershme.

Sot në orën 18.30 me orën lokale, gjithashtu në Senat, do të nisë procedura për votëbesimin e qeverisë, e cila pritet të përfundojë, me shpalljen e rezultatit, rreth orës 19.30.

Sot në mëngjes, kryeministri i Italisë pritet t’i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve. Pasditen e së njëjtës ditë, Parlamenti do të duhet të shprehë me votëbesim edhe mosmiratimin apo mbështetjen e qeverisë shumëpartiake në Romë.

Megjithatë, është e qartë se dita vendimtare është nesër: edhe sepse kreu i qeverisë në Romë do të bëjë të ditur vullnetin e tij përfundimtar, edhe sepse në Senat qeveria gëzon, gjithsesi, një mbështetje më të kufizuar.

Exit mobile version