Ish-komandanti i UÇK-sê dhe njëri nga miqtë e hershëm të presidentit Thaçi, Sokol Bashota, ka vizituar sot babain e tij në Burojê, Haxhi Thaçin, shkruan Scanner.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, nipi i Bashotes, i cili ka treguar për vizitën.
“Urtësia, bujaria dhe fjala e peshuar e bacës Haxhi janë të pakrahasueshme. Tipik, burrë Drenice, që përkundër mallit të madh që e ka për djalin, Hashimin, të cilin nuk e ka parë që një vit, mbahet i fortë”, shkruan Hamdi Krasniqi.
Postimi i plotë:
Me Dajen Sokol te UÇK-së, bashkëluftëtarin dhe mikun e presidentit Thaçi, sot e vizituam bacën Haxhi në odën e tij në Burojë. Urtësia, bujaria dhe fjala e peshuar e bacës Haxhi janë të pakrahasueshme. Tipik, burrë Drenice, që përkundër mallit të madh që e ka për djalin, Hashimin, të cilin nuk e ka parë që një vit, mbahet i fortë.
Hashim Thaçi ka qenë tërë jetën e vet i palëkundur në rrugën e tij, por gjithmonë i sulmuar. Ai, baci Jakup, Kadriu, Rexha, dhe bashkëluftëtarët e tyre kanë kaluar sfida të pashembullta, që për fat të mirë arritën të mbesin gjallë gjatë luftës dhe ta bëjnë historinë e re të Kosovës. Kjo që po e kalojnë tani nuk është sfidë e zakonshme, por jam i bindur se askush më mirë se ata nuk do të dinin si ta kalojnë edhe këtë.
UÇK-ja ka qenë dhe do të jetë përjetësisht çlirimtare. Ajo, historikisht, do të jetë Krenaria e Shqiptarëve.
Mbahuni të fortë edhe ju familjarë të çlirimtarëve, sepse dielli do të lindë përsëri!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1247479635759244&id=100014916579678