Home Rozë Sofia Vergara thotë se në moshën 28 vjeçare u diagnostikua me kancer

Sofia Vergara thotë se në moshën 28 vjeçare u diagnostikua me kancer

0
Sofia Vergara thotë se në moshën 28 vjeçare u diagnostikua me kancer
Sofia Vergara arrives at the Los Angeles premiere of "Magic Mike XXL" at the TCL Chinese Theatre on Thursday, June 25, 2015. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP)

Sofia Vergara është një e mbijetuar nga kanceri.

Në Ditën Botërore të Kancerit, aktorja 49 vjeçare ndau një postim ku reflektontembi diagnostikimin me kancer në tiroide kur ishte 28 vjeçare.

“Në moshën 28-vjeçare, ‘Kanceri’ nuk ishte një fjalë që prisja të dëgjoja. Ishte thjesht një kontroll rutinë”, ka shkruar Sofia në Instagram. “Por mjekët më gjetën një gungë në fyt dhe kjo fjalë u bë pjesë e historisë sime. Kalova orë të panumërta në trajtime me rrezatim dhe, përfundimisht, në kirurgji. Sot e quaj veten një të mbijetuar nga kanceri”.

Së bashku me mesazhin e saj, Sofia ka shpërndarë një foto ku shfaqet me një aparat fotografik, ku i dallohet një plagë kirurgjikale në qafë.

“Kjo ishte klasa ime e parë e aktrimit pas diagnozës dhe trajtimit, dhe duke parë mbresë në fyt më kujton sa e bekuar u ndjeva atë ditë dhe çdo ditë që atëherë”, vazhdoi Sofia. “Jam me fat dhe mirënjohëse që jam në gjendje të ndaj historinë time dhe të them: parandalimi i hershëm është kaq i rëndësishëm. Programoni kontrollin tuaj vjetor për këtë vit nëse nuk e keni bërë tashmë”.

Sofia foli më parë për betejën e saj me kancerin, duke zbuluar se ajo ende merr mjekime për të parandaluar hipotiroidizmin.

Exit mobile version