Home Lajme “S’mjafton me qenë vetëm pjesë e NATO’s e BE’së”, Latifi: Prej se nisi lufta në Ukrainë s’ka ndodhur as një takim Kurti – Rama

“S’mjafton me qenë vetëm pjesë e NATO’s e BE’së”, Latifi: Prej se nisi lufta në Ukrainë s’ka ndodhur as një takim Kurti – Rama

0
“S’mjafton me qenë vetëm pjesë e NATO’s e BE’së”, Latifi: Prej se nisi lufta në Ukrainë s’ka ndodhur as një takim Kurti – Rama

“Veç shqiptarët rrijnë e kqyrin si huta çfarë po ndodhë rreth e rrotull”, Latifi flet për luftën në Ukrainë dhe ndikimin në mbarë botën.

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kritikuar ashpër qasjen e politikës në Kosovë e Shqipëri pas zhvillimeve të fundit në botë që nisën më 24 shkurt, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Ai ka theksuar, se prej më shumë se një muaji kur nisi pushtimi rus i Ukrainës, nuk ndodhi as një takim në mes të kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti. Latifi kujton se ndryshim strategjish, duke iu përshtatu situatës, kanë bërë të gjitha shtetet e botës, përfshirë Gjermaninë.

Të gjitha këto veprime sipas tij, nuk ndikuan që institucionet në Kosovë dhe Shqipëri të bënin veprime konkrete, përfshirë takime.

“Lufta në Ukrainë e ka ndryshu komplet botën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Shtetet po i ridefinojnë strategjitë e tyre kombëtare në përputhje me realitetin e ri. Edhe një Gjermani e cila pas vitit 1945 ishte betuar për t’u qëndruar përgjithmonë larg strategjive të luftës, tani e ka hedhur dogmën e pacifizmit me çdo kusht dhe i është kthyer politikës kombëtare të mbrojtjes, ngase e ka kuptuar se tash e tutje nuk mjafton vetëm të jetë pjesë e NATO’s dhe e BE-së”, shkruan Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

“Veç shqiptarët rrijnë e kqyrin si huta çfarë po ndodhë rreth e rrotull. Dhe për t’u bindur në këtë mjafton ta kujtojmë një fakt: prej se ka filluar lufta në Ukrainë ende nuk ka ndodhur një takim midis Ramës dhe Kurtit”, shton ai.

“Sepse ne jemi ata që kemi qenë gjithmonë: reagojmë veç kur të shohim se zjarri ka arritur tek pragu i shtëpisë tonë. Sepse ne jemi po ata që kemi qenë gjithmonë: një popull pa elita të mirëfillta politike, e që në vend të tyre gjithmonë kemi pasur vetëm kasta politikanësh që nuk shohin përtej hundës tyre dhe përtej interesave të tyre të ngushta”, përfundoi Latifi.

Exit mobile version