Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës në Klan Kosova ka folur për çështjet e sigurisë aktuale në vend.
Ai ka thënë se është i pakuptimshëm arsyetimi i Serbisë për armatim nga Kina, me pretekstin “për mbrojtje të vendit”.
Sipas tij, të gjitha shtetet fqinje të Serbisë nuk shfaqin rrezik ndaj Serbisë, por kjo e fundit ka tendenca ndaj vendeve fqinje. Andaj Hiseni ka thënë se “NATO duhet me lexu këtë rrezik, Kosova e ka të lexuar këtë rrezik”.
Ndërsa për Fondin e Sigurisë, Hiseni tha se “forca është institucion shtetëror, duhet të ketë buxhet shtetëror prej ligjit të buxhetit”.
Sipas tij, nëse buxheti është i pamjaftueshëm, dhe nëse nevojitet fond shtesë për armatim, atëherë duhet të rishikohet buxheti dhe t’i alokohen mjete shtesë FSK-së.
“Këta e dinë mirë se ISG-ja amerikane ua ka thën prerë, se nuk mund të futen këto para, që nuk u dihet prejardhja në buxhetin e ushtrisë”.
Hiseni tha se “qytetarët duhet të jenë të kthjelltë, të paguajnë taksat mbi shtetin, nuk është koha me mbledh fonde vullnetare”
Andaj, deputeti i PDK-së, tha se Qeveria nuk krijon fonde, pasi një gjë e tillë është ilegale.
“Kjo është lëmosh, është ndihmë, Qeveria po kërkon me strajcë para për fond”
“S’mbahet ushtria me ndihma”, tha Berisha.