Anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni ka folur për Adnan Merovcin në emisionin Pressing në T7. Duke iu referuar deklaratave të Merovcit për Rugovën, Hyseni tha që nuk ka dëshirë të merret fort me të dhe se ai “përpiqet me ia qëllu”
“Unë preferoj fort që të mos merrem këtë emrin që ju e përmendet. Sepse mbase edhe ai hyn në mesin e atyre që shpesh herë flasin duke u përpjekur të ia qëllojnë. Nuk besoj të ketë qenë shumë nga ata njerëz afër zhvillimeve dhe mendimeve e të kuptuarit të Ibrahim Rugovës si politikë e filozofi. Është e padrejtë në tërësi që të merremi me Ibrahim Rugovën nga një pikëpamje personale e ta shohim me një sy zogu”, tha ai.
“Ai kërkon një grup shkrimtarësh kulminantë që ta shkruajnë historinë e Rugovës në mënyrë të drejtë. Njerëzit ende mendoj se bëjnë gabim që mendojnë të marrin pushtetin duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës”, shton ai.
Kur u pyet nëse është subjekti i tij që e ka përdorur emrin e Rugovës për të fituar poena politikë, ai është përgjigjur kështu.
“Për fatin e keq të Kosovës ai nuk është më. Ai nuk mund ta bëjë politikën as për LDK-në e as për tjetërkë”, shtoi ai