Home Rozë Skena reale në “365 Days: This Day”, filmi më erotik dhe problematik

Skena reale në “365 Days: This Day”, filmi më erotik dhe problematik

0
Skena reale në “365 Days: This Day”, filmi më erotik dhe problematik

Të gjithë mezi po prisnin për filmin e dytë të “365 ditë” dhe më në fund e gjeni në platformën ‘Netflix’. Më erotik dhe problematik se më parë.

“365 Days: This Day” prej ditës së mërkurë është prezantuar në Netlix ku Laura (Anna-Maria Sieklucka) e sapomartuar me rrëmbyesin, burrin e saj të ëndrrave, Massimo (Michele Morrone) tani duket se gjithçka e ndërtuar po shkatërrohet.

Fakti që ajo i fsheh atij dështimin e shtatzënisë gjatë aksidentit nuk i ndan ata nga gjithë skenat e çmendura të seksit.

Dihet që ju nuk e keni parë ‘365 ditë’ për skenarin dhe as për skenat erotike që përfundojnë në peisazhe magjepsëse duke mos zbuluar shumë. Por fantazitë e shfrenuara të Laura dhe Massimo janë ato që ju bëjnë ta pëlqeni këtë film.

Skenat e filmit të dytë janë xhiruar në Poloni dhe Itali në lokacione që çdo kush do ëndërronte t’i vizitonte e jo më tepër të provonte skenat e nxehta si dyshja e aktorëve.

Të dy kanë qenë me të vërtetë në Poloni dhe Itali ku kanë xhiruar paralelisht edhe filmin e radhës “Next 365 Days”, pra nuk kemi të bëjmë me ‘magjinë e filmit’.

Puna për të dy filmat e radhës është bërë paralelisht, nëse keni pritur për ‘365 ditë’ nuk do t’iu duhet kaq shumë kohë sa të bini në dashuri me vazhdimin dhe të zbuloni se çfarë i ndodh Laurës.

Kini pak durim për më shumë skena erotike dhe punë mafiozësh në filmin e tretë, ndoshta nuk do të zhgënjeheni kaq sa nga filmi i dytë. 

Exit mobile version