Home Ballina S’ka shumë shpresa për dimër, Qeveria fton qytetarët dhe bizneset të gjejnë forma tjera për ngrohje

S’ka shumë shpresa për dimër, Qeveria fton qytetarët dhe bizneset të gjejnë forma tjera për ngrohje

0

Ministria e Ekonomisë ka reaguar për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjencës. Ndër të tjerash, kjo ministri ka thënë se Qeveria do të marrë masa për çësthjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim.

ME ‘ka ftuar’ të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit që sistemet e ngrohjes t’i ndërrojnë nga ato energjetike në forma të tjera të burimit të energjisë.

“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version