Qeveria e Kosovës sot (e mërkurë) ka bërë ekzekutimin e pagave për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit.
Gazeta Scanner ka mësuar nga burimet brenda institucioneve se nuk është ekzekutuar asnjë pagë për punëtorët serbë të cilët kanë dorëzuar pozitat e tyre për shkak të targave ilegale.
Ata tashmë janë larguar edhe nga lista e pagave.
Punëtorët serbë në gjykata, polici, administratë komunale dhe qendrore kanë dhenë dorëheqje ne fillim të këtij muaji për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.
Një pjesë e tyre tashmë kanë nënshkruar kontrata pune me Qeverinë e Serbisë.