Projektligji për Rritjen e Pagës Minimale nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo për arsyen se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar, shkruan lajmi.net
I njëjti është votuar nga vetëm 56 deputetë.
Si i tillë, ai do të hidhet në votim në njërën prej seancave të radhës.
Dështimit të votimit i ka paraprirë një debat i ashpër i nxitur nga opozita për shkakun se ligji nuk parasheh rritje të pensioneve të veteranëve.
Madje, ka pasur edhe vet deputet nga VV të cilët kanë refuzuar të votojnë.