Home Ballina Sindikata e RTK-së i bashkohet thirrjes për miratimin e tërheqjes së kursimeve pensionale

Sindikata e RTK-së i bashkohet thirrjes për miratimin e tërheqjes së kursimeve pensionale

0

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta miratojnë ndryshimin e Ligjit për tërheqjen e kursimeve pensionale, shkruan Scanner.

Në një komunikatë për media, Sindikata tjotë se kjo kërkesë jona është zëri i shumë kolegëve tanë në RTK.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta miratojnë ndryshimin e Ligjit për tërheqjen e kursimeve pensionale. Kjo kërkesë jona është zëri i shumë kolegëve tanë në RTK, duke e parë rëndimin e situatës ekonomike në vendin tonë, veçanërisht ngritjen rekorde te çmimeve duke filluar nga derivatet e naftës deri te gjërat elementare ushqimore.

Ju bëjmë thirrje që këtë kërkesë të Sindikatës ta merrni seriozisht pasi edhe situata është shumë serioze.

Gjithashtu SPERTK kërkon nga ju të nderuar deputetë që të gjendet mundësia ligjore për kthimin e mjeteve në vlerë prej 2.2 milion eurove në buxhetin e RTK-së të cilat janë hequr në mënyrë arbitrare nga ana e Qeverisë nga buxheti i RTK-së.

Me respekt,

Exit mobile version