Home Ballina Sindikata e policisë bëhet e gjallë, del me një sqarim

Sindikata e policisë bëhet e gjallë, del me një sqarim

0
Sindikata e policisë bëhet e gjallë, del me një sqarim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me suspendimin e zyrtarit policor, raporton Scanner.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është në mbrojtje të të gjithë pjestarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë.Rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojmë sqarim për arsyet e suspendimit”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Ndërkohë, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, që u suspendua sot, ka reaguar ndaj kreut të Sindikatës së Policisë, pasi kryetari i Sindikatës në një prononcim në mediat kosovare, ka thënë se sipas rregullores, policëve nuk ju lejohen komentet politike.

“Turpi ka emer , arsyetone te pakten 1% qe i merrni nga pagat e zyrtareve .
Une kam shpreh diqka qe me takon me ligj dhe qe kushtetuta ma garanton e qe eshte me e larte se UA qe i nderroni qdo mandat , nese juve ju dhemb dhe nuk dini ti adresoni kerkesat e vartesve te juaj atëherë kjo barre na takon neve se fundja jem qytetare të kësaj Republike .
Turp turp turp 🤮”, ka shkruar për këtë rast Hoxha. /Scanner/

Exit mobile version