Ish-kryeministri i Italisë në tri mandate, Silvio Berlusconi ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 Shtatorit në Itali.
Biznesmeni është shprehur për radion Rai Italia se po e merr këtë vendim për të rikandiduar pas kërkesave të shumta që i kanë bërë qytetarët. Partia e qëndrës së djathtë, Forza Italia e kryesuar nga Berlusconi ndihmoi në rrëzimin e kryeministrit Draghi pasi tërhoqi mbështetjen e saj.
Rikthimi i kandidaturës së Berlusconit vjen pas ndëshkimit që ai mori në vitin 2013 për të mos kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme për 6 vjet pas akuzave për mashtrim tatimor.
Partia e Berlusconit bën pjesë në koalicionin e krahut të djathtë. Ky koalicion kryesohet nga vëllezërit post-fashistë të Italisë me në krye Xhorxhia Meloni. Biznesmeni italian ka bërë thirrje që votuesit të votojnë partinë Forza Italia që ajo të dalë forcë e parë në koalicion dhe ka hedhur poshtë zërat se ai shqetësohet nëse diçka e tillë nuk ndodh.
Berlusconi është shprehur i bindur se nëse partia e Xhorxhia Melonit merr shumicën e votave dhe ajo bëhet kryeministre, atëherë ajo do të mund t’ia dalë me detyrën e vështirë./tvklan/