Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrit, Albin Kurtin për ‘mbrojtjen’ që i bëri sot në Kuvend ministrit të Financave, Hekuran Murati, shkruan Insajderi.
“Sillu si kryeministër e jo si prind i keq”, ishte kritika që Musliu e drejtojë tek Kurti.
Arsyeja pse dola këtu është edhe mënyra se si i dole në mbrojtje ministrit të Financave, e more në mbrojtje, mu duke sikur ai prindi i keq që del edhe thotë jo djali jem ska faj, fëmija jem është i edukuar nuk ka fol kurgjo. Kryeministër po ta kujtojë edhe një fjalë të ulët popullore që e kanë thënë pleqtë shpeshherë, fëmija i han mollat e të mëdhenjve i mpihen dhëmbët, prandaj sillu si kryeministër e jo si prind i keq”, u shpreh Musliu.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kurtit i cili tha se vetëm sqaroi se çka ndodhi e që se mbrojti Muratin.
“Unë vetëm deshta ta sqarojë meqë isha dëshmitarë i ndërprerjeje së fjalës se deputetit Haradinaj nga ministri Murati që bëhej fjalë për ndërprerje por nuk ishte ofendim në përmbajtje. Meqenëse as deputetët e aq më pak qytetarët munda ta kenë dëgjuar se çfarë i tha Murati deputetit Haradinaj. Pra, meqë nuk dëgjohej nga të tjerët unë dola ta sqarojë, jo ta marrë në mbrojtje. Ky e mbron vetën”, ka thënë Kurti përcjell Insajderi.