Home Lajme Botë Si u mor vesh sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës brenda Shtëpisë së Bardhë?

Si u mor vesh sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës brenda Shtëpisë së Bardhë?

0
Si u mor vesh sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës brenda Shtëpisë së Bardhë?

Sot në orët e para Rusia nisi një sulm ushtarak mbi Ukrainën.

Në momentin se kur ndodhi sulmi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden,  po fliste në telefon me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare.

Homologu rus Vladimir Putin, njoftoi se ushtria që ai komandon ka nisur një operacion ushtarak.

Parashikim të cilin Biden e kishte bërë javë më parë.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare ishin mbledhur në krahun perëndimor të mërkurën në mbrëmje, duke u përgatitur për atë që zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se sulmi në Ukrainë ishte afër, në momentin kur Putin po realizonte intervistën në televizionin rus.

Në Kombet e Bashkuara, ambasadorja e ShBA-së Linda Thomas Greenfield, kishte folur në telefon me Bidenin në momentet para fjalës së saj në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Ai i kërkoi asaj “ta përcillte në termat më të fortë të mundshëm mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo, pothuajse në të njëjtën kohë me fjalimin e Putinit.

Fjalimi i saj nuk pasqyronte zhvillimin e madh se Putini e kishte shpallur zyrtarisht pushtimin.

Fotot nga dhoma tregojnë se ajo i dërgoi mesazhe delegatit ukrainas, duke i thënë se “do të doja që ta kisha lajmin përpara se t’i mbaroja fjalët e mia”, shkruan CNN përcjell Klankosova.tv.

Në Shtëpinë e Bardhë, Biden zhvilloi një telefonatë me sekretarin e lartë ushtarak të Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Sapo kishte kaluar ora 22:00, rreth 04:00 e mëngjesit me orën tonë lokale, aktiviteti në Krahun Perëndimor u ndal për pak kohë pasi televizionet e sintonizuara me CNN treguan ekipet që raportonin se dëgjonin shpërthime në Kiev dhe Kharkiv, duke u veshur me ngut me mjetet e tyre mbrojtëse dhe helmeta.

Në zyrat e tyre, Sullivan dhe ndihmës të tjerë punuan në hartimin e deklaratës fillestare të Biden, duke deklaruar se veprimet e Rusisë janë “të paprovokuara dhe të pajustifikuara” dhe duke u zotuar se “bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”. Deklarata e Biden u bë në orën 22:25. (pas orës 04:00 të mëngjesit me orën tonë lokale).

Afërsisht një orë më vonë, një kërkesë erdhi nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky për të biseduar me Bidenin.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët morën parasysh shqetësimet publike të Zelenskyt, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e rezervistëve ushtarakë, duke besuar se ishte hera e parë që ai ia kishte përcjellë publikisht shqetësimet që ata kanë diskutuar privatisht për javë të tëra.

Exit mobile version