Home Lifestyle Shëndeti Si të ndaloni rrufën dhe kollën në kushte shtëpie…

Si të ndaloni rrufën dhe kollën në kushte shtëpie…

0
Si të ndaloni rrufën dhe kollën në kushte shtëpie…

Rrufa dhe kolla janë sëmundje ngjitëse që shfaqen me të tështitura, djegie të fytit, zënie dhe kullim hundësh si dhe temperaturë të lartë që shkon deri në 39-40 gradë.

Shenjat e tyre janë: dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe lodhje të rëndë, kollë dhe teshtitje të herë pas hershme gjatë ditës. Sëmundja mjekohet me pije dhe çajra të ngrohtë bimorë, aspirina e paracetamola si ilaçe ndihmuese paraprake.

Në 1 litër ujë të sapovaluar hidhni 10 lugë çaji me rigon. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë 20-30 min, duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe e pimë 3 herë nga 1 filxhan çaji të ngrohtë.

Për të qetësuar kollën, më parë përdorej një metodë tepër efikase. Merrni 2 lugë me gjethe dafine, cipat e sipërme të një qepe, 2 gjethe mandarine. Hidhen në një sasi 3 filxhanë uji dhe zihen për 2-3 min. Ena lihet e mbuluar 10-15 min. Kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Exit mobile version