Ish-nënkryetar i Prishtinës, Selim Pacolli, rreth një ore më parë, bëri një njoftim i cili doli të jetë lajm i rremë.
Ai përmes Facebook-ut shkroi për vdekjen e nënës së heroit Afrim Zhitia, Qamile Zhitia.
Reagim ndaj këtij lajmi pati nga nipi i Qamile Zhitia, i cili tha se lajmi është i rremë dhe se personi që shihet në foto mban të njëjtin emër por që është gruaja e kusheririt.
Pacolli, tanimë ka fshirë postimin e bërë në Facebook, Insajderi ju sjell fillimisht njoftimin e ish-nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacolli dhe më pas reagimin e Dritero Zhitija i cili e quajti lajm të rremë.
Sqarim,
Njoftojme opinionin e gjerë se lajmi per vdekjen e nënës së heroit Afrim Zhitia ,njëherit gjyshja ime, është lajm i rrejshëm .Personi i apostrofuar në këtë lajm të rrejshëm është gruaja e kusheririt tonë me po të njejtin emêr Qamile Zhitia!
Ju faleminderit për mirekuptim.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158223125622691&id=590002690