Home Ballina Shtypësit e grevistëve shpërblehen nga Kurti – Nagavci e Murati konfirmohen në krye të partisë

Shtypësit e grevistëve shpërblehen nga Kurti – Nagavci e Murati konfirmohen në krye të partisë

0
Shtypësit e grevistëve shpërblehen nga Kurti – Nagavci e Murati konfirmohen në krye të partisë

Partia më e madhe në pushtet Lëvizja Vetëvendosje sot ka zgjedhur kryesinë e katërt e cila do ta drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

Në krye të partisë, Albin Kurti ka zgjedhur t’i ketë dy nga emrat më të përfolur të qeverisë. Arbërie Nagavcin, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm dhe Hekuran Muratin anëtar të Kryesisë. Të dy ministra të qeverisë të cilët me vendimet e tyre i shtypën grevistët.

Në muajin shtator qeveria u përballë me greva të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mënyrën më poshtëruese. Ani pse sindikalistët me të drejtë po kërkonin rritjen e pagave.

Ministri i Financave Hekuran Murati i kërcënoi grevistët se do t’i lë pa rroga madje edhe pa punë, nëse vazhdojnë t’i kundërshtojnë vendimet e qeverisë. Të njëjtën gjë e kishte paralajmëruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci e quante grevën ‘hap ekstrem’ pasi sipas saj, sindikata e punëtorëve të arsimit nuk kishte kurrfarë arsye që të grevonte.

Nagavci aludonte se greva po mbahej më shumë për inate politike sesa për interesa personale, duke harruar faktin se si opozitare i përkrahte gjithmonë kërkesat e SBASHK-ut.

Pas një “lufte” e cila nuk solli rezultatin e dëshiruar të sindikalistëve, greva u ndërpre dhe pagat e muajit shtator u zbatuan nga ana e qeverisë.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, ishte ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Exit mobile version