Shtatë vjeçarja Leandra Cakolli nga Prishtina ka bërë një gjest shumë human. Ajo zgjodhi të presë flokët e saj për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë me kancer, të cilëve pas terapive të rënda që marrin u bien flokët.
Familjarët e Leandrës kanë thënë për Gazetën Insajderi se ajo ka realizuar ëndrrën e saj.
“Leandra që 4 vjet i rrit flokët për me i dhuru për fëmijët që kanë nevojë. Sot andrra e saj u realizua, i preu floket dhe i dhuroj. Megjithatë ajo thotë se edhe pas 4 viteve do ti dhuroj prap”, tha Zenel Cakolli, axha i Leandrës.
Leandra është në klasën e dytë në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë.