Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi janë shprehur shqetësime rreth listave të pritjes në kuadër të shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe janë adresuar kritika rreth bordit të këtij institucioni, për çka disa deputetë kanë kërkuar edhe shkarkimin e kryesueses së bordit të ShSKUK-së.
“20 mijë operacione më pak janë në ShSKUK në vitin 2021, pra 20 mijë operacione janë më pak në sektorin publik dhe janë 20 mijë operacione më shumë në sektorin privat dhe kjo ka kosto miliona euro, dikush ka përfituar, prandaj ka përpjekje me i ikë llogaridhënies dhe nuk ka përgjegjësi kur lista e pritjes në procedurë diagnostifikuese nga zero sa ishte deri në një javë është bërë në gjashtë muaj deri në një vit, ne kërkuam edhe për këto llogari dhe nuk morëm” është thënë ndër të tjera në komision.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i SHSKUK-së.
Në reagim thuhet se numri më i vogël i kryerjes së operacioneve ka qenë për shkak të pandemisë.
“ShSKUK informon opinionin publik se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsejt 33, 666 operacione, që përbën rreth 7,000 operacione më pask se në vitin 2019 ( në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021.
Kosova gjatë vitit 2021është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale.
Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emegjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë” thuhet në reagim.