Home Lajme Shqiprim Arifi i lumtur që Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së: Ashtu si dhe e kam paralajmëruar

Shqiprim Arifi i lumtur që Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së: Ashtu si dhe e kam paralajmëruar

0
Shqiprim Arifi i lumtur që Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së: Ashtu si dhe e kam paralajmëruar

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë, e që do të jetë me mandat katër vjeçar.

Por jashtë kësaj kryesie mbeti edhe një nga figurat më të rëndësishme të Vetëvendosjes, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pas kësaj, ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Madje ai i është gëzuar faktit që Aliu nuk është më në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendsoje.

Arifi ka zgjedhur që të kritikojë shpesh Aliun, madje kishte drejtuar edhe akuza të rënda ndaj tij.

“Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij. Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur”, ka shkruar ai në Facebook.

Përpos kësaj, Arifi e cilësoi Aliun edhe si karakter “makievalist”.

”Në fakt, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, ashtu siç kam paralajmëruar, janë të predestinuar të dështojnë! Si çdoherë. Edhe këtë here”, ka shkruar ai. 

Exit mobile version