Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka publikuar listën me 26 lojtarë të cilët janë ftuar për ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Tre lojtarë janë ftuar për herë të parë, portieri Elhan Kastrati (luan në Seria B, të Italisë te Cittadella), Kristjan Asllani (luan në Seria A, te Empoli) dhe Adrian Bajrami (luan në Primeira Ligë, Portugali te Benfica).
Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars, ndërsa do mirëpres Gjeorgjinë në ‘Air Albania’ më 29 mars.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje.