Home Lajme Shqipëria për herë të parë nikoqire e samitit BE-Ballkani Perëndimor, çfarë pritet nga ky samit

Shqipëria për herë të parë nikoqire e samitit BE-Ballkani Perëndimor, çfarë pritet nga ky samit

0
Shqipëria për herë të parë nikoqire e samitit BE-Ballkani Perëndimor, çfarë pritet nga ky samit

Ai thotë se është i shqetësuar që Albin Kurti, emëroi Nenad Rashiqin për ministër.

Profesori universitar Milazim Krasniqi thotë se edhe nëse Vuciq shkon në Tiranë, nuk mundëson zgjidhjen e ndonjë problemi.

“Deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë Vuciq janë që po e shqyrton ose rishqyrton mundësinë që të shkoj në Tiranë, me sugjerimin e kryeministres së vendit të vet, pas takimit me Vrahelin duket sikur i ka modifikuar pak qëndrimet. Prezenca e tij sigurisht që e kompleton në pikëpamje formale, numrin e shteteve të Ballkanit, por nuk zgjidh asnjë problem”,ka thënë Krasniqi.

Por, opinonisti Ben Andoni, thotë se përfitimi i vetëm që rajoni mund të marr nga ky samit është, presioni që vendet e BE-së do të bëjnë mbi Serbinë, për sanksione ndaj Rusisë.

Njohësi i çështjeve politike Agron Hoti, thotë se mbajtja e këtij Samit në Shqipëri do të sjellë benefite për të gjithë rajonin.

“Është një ngjarje që organizohet për herë të parë në Shqipëri, d.m.th është një diçka e jashtëzakonshme, është një faktorizim i Shqipërisë, sigurisht që përfitimet janë jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë rajonit sa i përket procesit të integrimit Evropian… Benefitet e Kosovës do të jenë afatgjata, sepse edhe Kosova do të jetë pjesë e barabartë e kësaj ngjarje e këtij samiti dhe kjo nuk është pak për Kosovën duke pasur parasysh pengesat që i kemi nga Serbia”, ka thënë Hoti.

Të martën liderët do të diskutojnë për pasojat e agresionit rus në Ukrainë, bashkëpunimi në fushën e politikës dhe sigurisë, kundër ndërhyrjeve të huaja, si dhe trajtim i problematikave tjera, si migrimi, krimi i organizuar, terrorizim etj.

Exit mobile version