Home Ballina Shqipëria me Këshill Ndërministror për çështjet europiane! Rama u jep porosi negociatorëve

Shqipëria me Këshill Ndërministror për çështjet europiane! Rama u jep porosi negociatorëve

0
Shqipëria me Këshill Ndërministror për çështjet europiane! Rama u jep porosi negociatorëve

Në kuadrin e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ekipin e negociatorëve shqiptarë, të cilët do të punojnë nën drejtimin e Ministres së Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatores Majlinda Dhuka. Kreu i qeverisë tha se do të ngrihet një Këshill Ndërministror për çështjet europiane. Au u shpreh se ky Këshill do të garantojë një vazhdimësi në diskutimin e brendshëm, lidhur me qëndrimet apo edhe ecurinë e negociatave.

“Duke u nisur nga disa eksperienca pozitive të disa vendeve që kanë kaluar nga kjo rrugë, mendoj që është e udhës që ne t’i japim jetë një Këshilli Ndërministror për çështjet europiane, që do duhet të garantojë një vazhdimësi në diskutimin e brendshëm, lidhur me qoftë qëndrimet, qoftë dhe ecurinë e procesit të negociatave sepse, thashë, ky është një proces kaq intensiv, kaq sfidues dhe kërkon një thellësi kaq të madhe të ndërveprimit dhe koordinimit, saqë praktikisht nëse ne nuk bëjmë një ekstra sforco që të gjithë do ta kemi të pamundur që të japim rezultatet e dëshiruara dhe ky këshill do të na ndihmojë. Do të jetë një Këshill që do të jetë në përgjithësi Këshilli juaj, në sensin që do të mblidhet në mënyrë periodike me kërkesë të Ministres së Shtetit sa herë që është e nevojshme që të behet një bilanc apo të adresohen problematika të caktuara, apo të nënvizohen dobësi të caktuara, të cilat kërkojnë një adresim të natyrës politike dhe po ashtu do të mblidhet në raste të caktuara me kërkese të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme apo me kërkesë timen për ndonjë çështje të veçantë të natyrës edhe politike që kërkon një konsultim edhe me ju, sipas sektorëve të caktuar, por si të thuash është një forum i brendshëm për të pasur sensin e ecurisë së gjërave, sepse është shumë e rëndësishme që të mos punoni vetëm si ishuj të izoluar nga njeri-tjetri”. 

Në krah të kryenegociatores së re, Rama shpjegoi arsyet e ndryshimeve në qeveri ndërsa i kërkoi skuadrës që do përfaqësojë Shqipërinë në Bruksel të lënë përshtypje pozitive me punën e tyre. Kryeministri Rama kërkoi nga negociatorët angazhimin maksimal në kryerjen e misionit të tyre. “Unë dua që në Bruskel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje absolutisht positive. Dua që në Bruksel të flitet për seriozitetin, të flitet për këmbënguljen, të flitet për kapacitetet dhe të flitet për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare.” – iu drejtua Kryeministri grupit të negociatorëve.

“Nuk jemi më në kushtet e një ndërveprimi me intensitetin e deritanishëm. Është themelore që secili prej jush të garantojë me punën, seriozitetin, cilësinë e materialeve, të komunikimeve dhe ndërveprimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt që kemi fituar në aspektin politik dua ta fitojmë në aspektin Teknik. Dua që skuadra shqiptare të krijojë përshtypje pozitive në Bruksel.

Pjesën më të madhe tuajën kam pasur mundësinë t’i njoh dhe t’i vlerësoj për cilësitë dhe kam pasur mundësinë ta shoh edhe në një progres të caktuar. Disa nga zv/ministrat kanë qenë në këtë rrugë që në krye të herës. Sfida është tërësisht e re. Është e rëndësishme të theksoj se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE. Ambasadori Mazi bëri një punë të lavdërueshme dhe diplomatike. Duke qenë krah në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht.

Ka një ndryshim themelor. Ka shumë njerëz në administratën tonë që nuk i gjen në google por pa të cilët administrata nuk do funksiononte dot. Ka njerëz që janë në zyra që në fillim të viteve 1990. I kanë shërbyer shtetit me modesti. Sikur çdo gjë të kishte mbetur në dorën e atyre që hyjnë e dalin si në mallin e babait do kishin një situatë si pas tërmetit”, tha Rama.

Exit mobile version