Home Sport Shqipëri – Estoni, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri – Estoni, publikohen formacionet zyrtare

0

Shqipëria përballet prej orës 18:00 me Estoninë në “Air Albania”. Një ndeshje miqësore që do i shërbejë trajnerit Edy Reja për të aktivizuar ata që kanë pasur më pak minuta.

Italiani ka bërë disa ndryshime në formacion. Selmani luan në portë, kurse në mbrojtje Mihaj, Bajrami e Hoxhallari.

Hysaj luan sërish majtas, kurse në të djathtë Veseli. Në qendër të mesfushës janë Çekiçi, Ramadani dhe Çokaj, kurse në sulm Seferi e Vrioni.

Shqipëria (3-5-2): Selmani; Bajrami, Mihaj, Hoxhallari; Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj; Seferi, Vrioni.

Exit mobile version