Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bombë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, Kabul, ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa personave.
Ishte shpërthimi i parë vdekjeprurës i vitit 2023.
Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin bombardimin, por dega rajonale e grupit të Shtetit Islamik ka intensifikuar sulmet që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se shpërthimi i mëngjesit të së dielës la disa të vdekur dhe të plagosur. Ai nuk dha shifra të sakta për viktimat ose informacione të mëtejshme rreth sulmit.