Home Ballina Shpërthen skandali i Qeverisë Kurti: Xhama të errësuar e targa civile për veturën zyrtare të ministrit

Shpërthen skandali i Qeverisë Kurti: Xhama të errësuar e targa civile për veturën zyrtare të ministrit

0

Politikani Albin Kurti mblodhi mbi 50 përqind të votave duke qenë kritikues i rreptë i ish-pushtetarëve, edhe për shkak të xhipave të zinj e xhamave të errësuar të veturave zyrtare.


Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen

Por, një vit e gjysmë pas ngjitjes në pushtet Qeveria e drejtuar nga Kurti është duke kopjuar tashmë gati secilin veprim të ish-pushtetarëve të PAN’it.

Vendimi i fundit i ministrit Xhelal Sveqla është në kundërshtim te plotë me premtimet e Vetëvendosjën në opozitë, shkruan Gazeta Insajderi.

Vendimi i Sveçlës lejon që vetura zyrtare e një ministri të përdorë targa civile si dhe xhama të errësuar.

Targat civile përdorën për të mos rënë në sy të mediave e qytetarëve në rastet kur pushtetarët abuzojnë me vetura zyrtare, duke i kryer me to edhe pushimet verore.

Vendimi i fundit i ministrit Sveçla e favorizon ministrin Elbert Krasniqi.

Krasniqi, si ministrër i Pushtetit Lokal, që nga muajin gusht i këtij viti, është lejuar që të vozitet me veturën me xhama të errësuar dhe targa civile ani pse vetura është zyrtare.

“Lejohet regjistrimi me targa civile dhe vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezimin e xhamave të automjetit në pronësi të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me nr. Të targave 3Z-121-14, dhe me nr.identifikues (të shasisë) SALFA24B27HD35593”, thuhet në vendim.

Për zbatimin e vendimit sipas MPB-së, obligohet drejtorati për regjistrimin e automjeteve në kuadër të agjencisë së regjistrimit civi.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, vetura e Krasniqit “jeep frelander” që barte target zyrtare  3Z -121-14Q tash pas vendimit të MPB-së bart target civile  01-683-SP.

Përveç veturës “jeep frelander” edhe vetura tjetër “peugeot” përdoret nga ministri Krasniqi.

Exit mobile version