Home Lajme Shpërndau video me përmbajtje pornografike në rrjetet sociale, arrestohet kosovari

Shpërndau video me përmbajtje pornografike në rrjetet sociale, arrestohet kosovari

0

Një person në Zveçan është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike në rrjetet sociale. Arrestimi ka ndodhur të hënën.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate, duke shtuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 07.10.2022 Më 10.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale kishte publikuar një video me përmbajtje pornografike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version