Shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve është hedhur sot në Nyon. Ndeshja kryesore e kësaj faze do të jetë mes Chelseat dhe Real Madridit.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe mes skuadrës tjetër nga Madridi, Atletico Madridit dhe kampiones në fuqi të Premier Ligës, Manchester City.
Fituesi i ndeshjes Chelsea – Real Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Manchester City – Atletico Madrid. Në gjysmëfinalen tjetër takohen fituesi i ndeshjes Benfica-Liverpool me fituesin e ndeshjes Villarreal – Bayern Munche.
Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 5/6 prill, kurse ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 12/13 prill.
Ndërsa ndeshjet e para të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve zhvillohen me 26/7 prill, kurse ndeshjet e dyta 3/4 maj.
Finalja e madhe zhvillohet më 28 maj në “Stade de France” të Parisit.
Në çerekfinale takohen:
Chelsea – Real Madrid
Manchester City – Atletico Madrid
Villarreal – Bayern Munchen
Benfica – Liverpool