Nga një sulm i raketave ruse në një stacion treni në Ukrainë janë vrarë 22 persona, thonë institucionet në Ukraina, në ditën kur shënohen gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit të Moskës.
Pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne janë djegur për vdekje në një automjet. Në mesin e të vrarëve është edhe një 11vjeçar.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi për sulmin derisa ishte në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona të tjerë janë lënduar.
Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë rast.
“Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani numri i viktimave mund të rritet”, kishte thënë Zelensky gjatë fjalimit.
Në fillim ishte raportuar se ishin të vdekur 15 viktima, numri deri tani ka shkuar në 22. Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.
Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, shkruan BBC.