Home Rozë Shkëmbyen puthjen e parë, a dalin sonte Bruno dhe Florjana nga programi?

Shkëmbyen puthjen e parë, a dalin sonte Bruno dhe Florjana nga programi?

0
Shkëmbyen puthjen e parë, a dalin sonte Bruno dhe Florjana nga programi?

Bruno dhe Florjana janë larguar mbrëmjen e sotme si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Puntatën e sotme Bruno kishte përgatitur një surprizë shumë romantike për Florjanën. Ai e nxori konkurrenten jashtë studios dhe duke i vendosur një shami në sy, e dërgoi në destinacionin që ai kishte planifikuar.

Kur arritën në ambietin e zbukuruar me lule, konkurrenti vendosi një video montazh me momentet më të bukura të dyshes.

E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florjanën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.

“Këto emocione shpresoj t’i kemi në vazhdim gjithmonë.”, tha Bruno, teksa Florjana u shpreh: “Më emocionove shumë. Më bëhet qejfi që ke këtë lumturi nga unë. Më ke emocionuar aq shumë saqë nuk di çfarë të them më…”

Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Florjana.

“Që në këtë moment dua të të marr në krahë dhe të largohemi që këtej”.

Ata e finalizuan këtë moment me një kërcim shumë romantik. Ky çast kaq i bukur i emocionoi të gjithë, jo vetëm konkurrentët në studio, por edhe Arjanin me Borën.

Exit mobile version