Home Lajme Botë Shkëmbimi i dy amerikanëve me trafikantin rus, Lavrov lë në pritje ShBA-në

Shkëmbimi i dy amerikanëve me trafikantin rus, Lavrov lë në pritje ShBA-në

0
Shkëmbimi i dy amerikanëve me trafikantin rus, Lavrov lë në pritje ShBA-në

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia dhe SHBA po përpiqen të gjejnë kohën e përbashkët në  lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, duke pranuar se qeveria e tij ka marrë një kërkesë zyrtare, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse RIA Novosti, shkruan CNN.

Moska e ka pranuar kërkesën e Uashingtonit për një bisedë Blinken-Lavrov, por mesa duket  kryedioplomati amerikan duhet të presë për shkak të agjendës së ngarkuar të homologut të tij rus. Ministria ruse e Mbrojtjes e Punëve të Jashtme sqaroi se biseda mes palëve mund të zhvillohet së shpejti sapo të krijohet mundësia për shkak të agjendës së ngarkuar të Lavrov.

“Lavrov do t’i kushtojë rëndësi kërkesës së Uashingtonit kur të gjejë kohën,” tha Zakarova.

SHBA planifikon të përdorë thirrjen për propozimin e saj  për lirimin e dy amerikanëve që aktualisht mbahen në paraburgimet ruse basketbollistin Brittney Griner, i cili u arrestua me akuzat për kontrabandë droge dhe Paul Whelan, i cili u burgos pas dyshimeve për spiunazh.

Moska iu përgjigj duke thënë se nuk ka pasur rezultat në negociatat për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-të, duke shtuar që interesat e të dy palëve duhet të respektohen gjatë ndonjë bisede për këtë çështje.

Exit mobile version