Home Lajme Shembja e banesave në lagjen e “5 Majit”, policia futet me dhunë në shtëpi, tërheqin zvarrë gratë

Shembja e banesave në lagjen e “5 Majit”, policia futet me dhunë në shtëpi, tërheqin zvarrë gratë

0
Shembja e banesave në lagjen e “5 Majit”, policia futet me dhunë në shtëpi, tërheqin zvarrë gratë

Forcat e Inspektoratit të Territorit dhe forcat e policisë Shqiponja kanë ndërhyrë me dhunë në një familje, shtëpia e të cilëve ishte vendosur për tu shembur sot, në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Gazetarja e Ora News raporton se gratë e familjes janë tërhequr zvarrë nga punonjësit, sepse nuk pranuan të lirojnë shtëpinë.

Shembja e banesave të njësisë nr.4 që pritet të ndodhë ditën e sotme ka mbledhur banorët e njësisë numër 4 dhe njësisë numër 8 së bashku.

Banorët shprehen se nuk janë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Bashkia për  banesat  që po  shemben në kuadër të projektit të rindërtimit.

KLIKO KETU

Exit mobile version