Home Lajme Sheholli: Në dhjetor kemi zgjedhje, Kurti mendon që i vijnë ata nga diaspora për Vit të Ri

Sheholli: Në dhjetor kemi zgjedhje, Kurti mendon që i vijnë ata nga diaspora për Vit të Ri

0
Sheholli: Në dhjetor kemi zgjedhje, Kurti mendon që i vijnë ata nga diaspora për Vit të Ri

Sipas drejtuesit të Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, në muajin dhjetor vendi do të ketë zgjedhje parlamentare.

Sheholli tha se arsyeja pse do të ketë zgjedhje parlamentare është se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është i interesuar që të zgjidhë çështjen e dialogut me Serbinë.

Derisa, zgjedhjet parlamentare, Sheholli i lidhi edhe me ardhjen e diasporës për festat e fundvitit.

“Ky njeri nuk është i interesuar ta zgjidhë çështjen e dialogut. Unë e shoh që zgjedhjet në dhjetor i kemi, do të kemi zgjedhje parlamentare, se ky mendon që i vijnë ata nga diaspora për Vit të Ri”, ka deklaruar ai në Info10.

Exit mobile version