Home Lajme Sheholli: Ka policë serbë që punojnë në uniformën e Policisë së Kosovës, por i shërbejnë Serbisë

Sheholli: Ka policë serbë që punojnë në uniformën e Policisë së Kosovës, por i shërbejnë Serbisë

0

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes nga policët serbë që punojnë nën uniformën e Kosovës, pasi që ata mund të jenë shërbyes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në emisionin DPT te Fidani, Sheholli ka thënë se në këtë kohë të ndjeshme, mekanizmat serbë mund të përdoren për ta destabilizuar situatën e sigurisë.

Ai ka thënë se disa policë serbë që punojnë në Policinë e Kosoves, pas punës mund të punojnë dhe të marrin rroga nga MPB e Serbisë.

“Gjatë punës mbajnë uniformën e policisë së Kosovës, pas punës punojnë dhe marrin rroga nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë”, ka deklaruar ai.

Sipas Shehollit, familjet serbe në veri të Kosovës janë të armatosura, që sipas tij paraqet mundësi për një konflikt të armatosur.

“Kur deklarohet që Kosova është në rrezik prej invazionit të Serbisë, atëherë ne duhet ta kemi një përgjigje”, ka thënë ai.

Exit mobile version