Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës janë miratuar disa ligje që kanë të bëjnë më sistemin e drejtësisë, raporton Express.
Szunyog ka përmendur ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin e ri për deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e Ri për Procedurën Penale.
Megjithatë kreu i Zyrës së BE-së nuk ka përmendur fare që ka kaluar në lexim të parë edhe projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligj për të cilin ka abstenuar opozita dhe disa deputetë të pozitës përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“I lumtur të shoh që në dy javët e fundit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit në BE, përfshirë ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, dhe Kodin e Ri të Procedurës Penale”, ka shkruar Szunyog.
Ai ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve tregon një hap kyç legjislativ në sigurimin e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë pjesë e Agjendës Evropiane të Reformave, raporton Gazeta Express.
“BE do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në #Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, ka përfunduar Szunyog.
Projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtësisë që drejton Albulena Haxhiu ka marrë notë negative pasi ka dalë nga skanerët e Komisionit të Venecias. Sipas Komisionit të Venecias drafti ka probleme thelbësore duke shtuar se themelimi i një Byroje të tillë rrezikon ta komplikojë edhe më shumë sistemin e drejtësisë në vend