Tetë zyrtarë qeveritarë nga Kuba kanë përfunduar nën sanksionet amerikane të vizave.
Kjo është bërë e ditur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se kjo po bëhet për shkak se ata kanë burgosur protestuesit paqësorë duke u japur madje edhe dënime për t’i vuajtur.
“SHBA vendosi sanksione në viza për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tij për liri”, ka shkruar Blinken.