Departamenti Amerikan i Drejtësisë po pretendon se ka prova se oligarkët rusë janë përpjekur t’i shmangin sanksionet e vendosura ndaj tyre.
Andrew Adams, i cili drejton task-forcën e re të departamentit “KleptoCapture”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet ndaj oligarkëve arriti kulmin e të gjitha kohërave në mars, shkruan CNN.
Adam tha se prej disa prej tyre ka përpjekje për të zhvendosur prona të luajtshme si jahte e aeroplanë, në juridiksione ku mendohet se njerëzit kanë perceptim se do të ishte më e vështirë për të hetuar.
Qëllimi i kësaj task-force është për t’i vënë në vështirësi financat e oligarkëve rusë, si përpjekje për të ushtruar presion ndaj presidentit Vladimir Putin që t’i ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.