![Shantazhoi një femër, arrestohet i dyshuari në Gjilan Shantazhoi një femër, arrestohet i dyshuari në Gjilan](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/01/arrestim-1.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka shantazhuar viktimën femër kosovare
Kështu është njoftuar nga vetë PK-ja përmes raportit të saj 24 orësh, ku është shtuar se, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në raport po ashtu njoftohet se rasti ka ndodhur në Gjilan.
“SHANTAZH – Gjilan 31.10.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.