Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka folur për deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se qytetarët duhet të izolojnë shtëpitë për shkak të krizës së energjisë.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Shala tha se në vend që Qeveria të ofrojë alternativa po ofron humor të zi.
Sipas tij, Qeveria në prag të sezonit dimëror duhet të ofrojë alternativa humane, sociale si dhe strategji të energjisë.
“Është e dhimbshme për institucionet shtetërore, për ata që janë në situatë të tillë ekonomike, dhe e dëgjon një humor të zi nga Qeveria që në prag të sezonit dimëror në vend që të ofrojë alternativa humane, sociale dhe të subvencionojë këtë sektor të nevojshëm të kategorive sociale, në vend që të ofrojë strategjinë e energjisë… na ofrojnë humor të tillë të zi, të cilët në këto rrethana është tragjiko-komedi sepse nuk mund ta kuptojmë si diçka normale që vjen nga institucionet e shtetit”, deklaroi Shala.