Thuhet se Shakira është “shumë” e zemëruar pasi ish i dashuri i saj, Gerard Piqeu, doli publikisht me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti.
Fotografitë e futbollistit duke u puthur me të dashurën e saj, u kapën në festivalin Summerfest Cerdanya në Katalonjë.
Dalja vjen tre muaj pasi Gerard u nda nga Shakira, me të cilën ka dy fëmijë.
Clara mendohet se punon për Gerard në kompaninë e tij Kosmos, në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.
Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.
“Njerëzit e kanë ndihmuar atë të mbajë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e mediave sociale të Claras në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotot e saj”.