Home Sport Sevilla, Porto, Atalanta dhe Leipzig kualifikohen tutje në Europa Ligë

Sevilla, Porto, Atalanta dhe Leipzig kualifikohen tutje në Europa Ligë

0
Sevilla, Porto, Atalanta dhe Leipzig kualifikohen tutje në Europa Ligë

Sevilla ka eliminuar Dinamo Zagrebin me rezultat të përgjithshëm 3-2, Porto fitoi kundër Lazios me rezultat të përgjithshëm 4-3. Atalanta deklasoi Olympiacosin me rezultat të përgjithshëm 5-1. Skuadra e fundit që arriti kalimin në 1/8-ën e finales në Europa Ligë ishte skuadra e Leizig që mposhti Real Sociedadin me rezultat 5-3.

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të play-offit të Europa Ligës ku katër skuadra kanë kaluar tutje në 1/8-ën e finales.

Dinamo Zagreb – Sevilla 1-0 (1-3)

Dinamo Zagreb ka fituar sonte në Maksimir të Zagrebit me rezultat të ngushtë 1-0 por ishte Sevilla ajo që kaloi tutje pasi që kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultat 3-1. Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Orsic në minutën e 65-të, gol që u shënua nga penalltia. Sevilla mbeti pa një lojtar në këtë ndeshje pasi që në fund të ndeshjes pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua Delaney.

Lazio – Porto 2-2 (1-2)

Porto ka arritur që të kalojë tutje në fazën tjetër të Europa Ligës pasi që ka eliminuar Lazion me rezultat të përgjithshëm 3-4. Immobile shënoi në minutën e 19 për ta kaluar Lazion në epërsi, por Taremi barazoi rezultatin në minutën e 31-të. Uribe do ta kalonte në epërsi Porton në minutën e 68-të kurse Lazio arriti që ta barazoi rezultatin në minutën e 5 shtesë të ndeshjes me Cataldin por ky gol nuk i mjaftoi atyre për të kaluar në 1/8-ën e finales së Europa Ligës.

Olympiacos – Atalanta 0-3 (1-2)

Atalanta ka kryer punë sonte në Greqi duke e mposhtur me rezultat 0-3 në Athinë sonte. Mahle do të shënonte për Atalantan golin e parë në minutën e 40, me të cilin rezultat do të përfundonte pjesa e parë. Në pjesën e dytë Malinovsky do të shënonte dy golat për Atalantan për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës italiane dhe kaluar në 1/8-ën e finales së Europa Ligë me rezultat të përgjithshëm 1-5.

Real Sociedad – RB Leipzig 1-3 (2-2)

Leipzig e ka kryer sonte detyrën në Real Sociedad duke e mposhtur skuadrën vendase me rezultat 1-3. Në ndeshjen e parë rezultat kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. Orban shënoi golin e parë në minutën e 39-të të pjesës së parë. Silva do të shënonte të dytën në minutën e 59-të për Leipzig derisa Real Sociedad ngushtoi epërsinë me anë të Zubimendi në të 67-ën. Goli i fundit në këtë ndeshje u shënua nga Forsberg në minutën e 89-të për t’i dhënë fitore të përgjithshme prej 3-5 skuadrës gjermane. 

Exit mobile version