Home Sport Sevilla e prezanton edhe zyrtarisht Iscon

Sevilla e prezanton edhe zyrtarisht Iscon

0
Sevilla e prezanton edhe zyrtarisht Iscon

Sevilla e ka prezantuar sot përforcimin më të ri, Iscon.

Mesfushori spanjoll fillimisht i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, ndërsa më pas e ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin spanjoll.

Përfaqësuesi spanjoll ishte lojtar i lirë që kur i skadoi kontrata me “Los Blancos” më 30 qershor, ndërsa arriti sot në “Estadio Sanchez Pizjuan” për ta kompletuar transferimin në klubin e ri.

Sevilla kishte njoftuar dje për arritjen e marrëveshjes me lojtarin, ndërsa sot arriti edhe zyrtarizimi.

▶️ 𝗜𝗦𝗖𝗢 es 𝗦𝗘𝗩𝗜𝗟𝗟𝗜𝗦𝗧𝗔 ⚪️🔴

¡Bienvenido, @isco_alarcon! 😉#WeareSevilla #NuncaTeRindas pic.twitter.com/Iq4uuhGYWK— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) August 8, 2022

“Isco Alarcon edhe zyrtarisht ka nënshkruar për dy vjet me Sevilla FC. Pas arritjes së marrëveshjes dje, lojtari e ka nënshkruar kontratën pasi i kaloi vizitat mjekësore. ‘The Malagueno’ do të jetë këtu së paku deri në fund të sezonit 2023/24. Në ditët në vazhdim, Isco do të prezantohet në stadium si Sevillista dhe do të takohet me shokët e rinj të skuadrës në ditën e parë të seancës stërvitore”, ka njoftuar klubi i La Ligas.

Lojtari, nga ana e tij u shpreh i lumtur që iu bashkua ekipi andaluzian, ndërsa premtoi se do ta japë më të mirën nga vetja për t’i arritur bashkërisht objektivat me skuadrën.

Isco e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por u konsiderua si i padobishëm për trajnerin Carlo Ancelotti, prandaj edhe madrilenët nuk ia vazhduan atij kontratën.

Eksperienca e tij në “Santiago Bernabeu” ka qenë me luhatje të formës dhe spanjolli nuk ka arritur asnjëherë ta gjejë në vazhdimësi një vend titullari në Madrid. 

Exit mobile version