Home Lajme Serbia e përdor për propagandë statusin e Armend Mujës

Serbia e përdor për propagandë statusin e Armend Mujës

0

Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka reaguar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila komentoi “listën” e publikuar nga ai, me emrat e personave të lidhur me krimin në veri, që sipas tij, Policia duhet t’i arrestojë.

Në reagimin e saj, Bërnabiq tha se çfarë mund të presin serbët në Kosovë, kur sipas saj “Kurti targeton edhe familjen e Vuçiqit”, duke qenë se në Listën e publikuar nga Muja ishte edhe djali i presidentit serb, shkruan lajmi.net.

Bërnabiq madje tutje tha se ndonëse autoritetet kosovare po e mohojnë një listë të serbëve të cilët duhet të arrestohen, këtë e konfirmoi deputeti Muja.

E Muja i VV-së në reagimin e tij ka thënë se kjo Listë eshtë e përbërë nga emra të lidhur me krimin, e që janë të sanksionuar nga SHBA-të.

“Jo “lista” e Qeverisë së Kosovës. Lista e kriminelëve miqësorë me Rusinë, të mbështetur nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tanë serbë, e konfirmuar nga Thesari i SHBA(Veselinović & Radoičić OCG). Niveli i ri i Serbisë – Kryeministri anon hapur dhe strehon kriminelët e konfirmuar ndërkombëtarisht”, shkroi fillimisht ai.

Muja tutje se në një shtet normal, mbështetja e grupeve të organizuara kriminale do ta rrëzonte Qeverinë.

Megjithatë, sipas tij nuk është çudi që Serbisë po i duhen dekada për të dorëzuar kriminelët e saj të luftës.

“Mbështetja me grupet e krimit të organizuar do të rrëzonte një qeveri në një demokraci normale të BE-së. Nuk është çudi që Serbisë iu deshën dekada për të dorëzuar kriminelët e saj të luftës. BE-ja duhet të jetë e qartë dhe të dënojë propagandën tuaj, pretendimet territoriale dhe aktet destabilizuese kundër fqinjëve më të vegjël”, shkroi Muja.

Kujtojmë se para pak ditësh, Muja publikoi në Facebook një listë me emrat e sipas tij kriminelëve të veriut, që duhet arrestuar nga Policia.

Një veprim i tillë i Mujës shkaktoi reagime edhe tek ekspërtët juridikë, të cilët vlerësuan se Muja ka tejkaluar krejtësisht kompetencat e veta me këtë veprim.

Exit mobile version